Kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Scholz, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se Rusia duhet t’i largojë trupat ushtarake nga territori i Ukrainës dhe ta njoh sovranitetin territorial të këtij shtetit.
Ai shtoi se kjo është e vetmja zgjidhje diplomatike për luftën mes dy vendeve.
Biseda mes kancelarit gjerman dhe presidentit të Ukrainës ka zgjatur 90 minuta.
“Telefonatë 90 minuta me Putinin: Rusia duhet t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe ta njohë sovranitetin dhe integritetin territorial. Përndryshe, një zgjidhje diplomatike është e paimagjinueshme”. ka shkruar Scholz në Twitter.