Kancelari gjerman, Olaf Scholz, derisa ka folur për integrimet, liberalizimin e dialogun , tha se Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin çështjen e hapur mes vete për të vazhduar drejt rrugës për në BE.
Kancelari gjerman, shtoi tutje se në Berlin ka pasur takime të përbashkëta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për të cilin tha se është shenjë e mirë.
“Kjo ka qenë një shenjë e mirë sepse ka pasë gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji. Është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut, qëllimi i gjithë kësaj është përafrimi me BE, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë”.