Seancë dëgjimore me dyer të mbyllura për 16 vjeçaren palestineze

Seancë dëgjimore me dyer të mbyllura për 16 vjeçaren palestineze

Siç raportojnë mediat lokale, një gjykatës ushtarak izraelit ka urdhëruar një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura për 16 vjeçaren palestineze, Ahed al-Tamimi.

Al-Tamimi u shfaq para gjykatës ushtarake izraelite Ofer, në perëndim të qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor, me akuza për sulm ndaj forcave të sigurisë.

Sipas babait Basem al-Tamimi, adoleshentja e sfiduar në pranga, ka shfaqur shenjën e fitores kur hyri në sallën e gjyqit. “Gjykata vendosi të shtyjë gjykimin e Ahed-it deri më 11 mars”, tha al-Tamimi për AA.

Sipas të përditshmes, Yediot Aharonot, gjyqtari që mbikëqyrte gjykimin e al-Tamimit ka urdhëruar që të mbahen të gjitha procedurat pas dyerve të mbyllura.

Gjykatësi argumentoi se gjykimi me dyer të mbyllura kishte për qëllim “mbrojtjen e të miturës”.

Forcat izraelite arrestuan së pari al-Tamimin më 19 dhjetor në një bastisje gjatë natës të kryer në fshatin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor me dyshimin se sulmuan ushtarët izraelitë.

Në vitin 2012, Bashkia Başakşehir e Stambollit nderoi al-Tamimin me çmimin prestigjioz për kurajo Hanzala për mposhtjen e ushtarëve izraelitë të cilët sapo kishin arrestuar vëllain e saj.

Sipas shifrave palestineze, mbi 6.400 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, përfshirë 300 fëmijë. /KosovaPost/.

You may also like

Gjatë kësaj jave priten tri seanca ndaj Azem Sylës

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, kjo javë përfundimisht