Kuvendi i Serbisë do të mblidhet në një seancë të veçantë, në të cilën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të raportoj për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Kosova Post.
Mbajtjen e seancës së veçantë ku Vuçiq do të drejtohet ligjvënësve e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq.
“Kujtojmë se njeriu i parë i Serbisë, gjatë fjalimit të tij të fundit në publik, tha se do t’i njoftojë parlamentarët me të gjitha hollësitë e dialogut me shqiptarët e Kosovës dhe se ai do të paraqesë një raport në Kuvend”, theksoi Daçiq, për të shtuar më pas se seanca e veçantë për dialogun do të mbahet menjëherë pas kthimit të Vuçiq nga Brukseli, shkruan tv.pink. Ndryshe, nga zyrtarët evropian sot është konfirmuar se më 15 qershor në Brukksel do të fillojë raundi i ri i dialogut Kosovë Serbi./Kosova Post/