Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi gjendjen e fundit të paqes në Lindjen e Mesme gjatë bisedimeve me ministrin e Jashtëm izraelit Yair Lapid dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Abdullah bin Zayed al-Nahyan, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me takimet e Blinken me homologët e tij izraelitë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington.
Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm izraelit Lapid, Sekretari Blinken diskutoi paqen rajonale pas vitit të parë të “Marrëveshjeve të Ibrahimit”, dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një zgjidhje me dy shtete dhe hapa konkretë për të përmirësuar jetën e palestinezëve si dhe izraelitëve.
Blinken me Lapid gjithashtu diskutoi shumë çështje rajonale, veçanërisht negociatat bërthamore me Iranin, dhe nënvizoi mbështetjen e fortë të SHBA për Izraelin.
Ndërkaq gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Al-Nahyan ai falënderoi këtë vend që lejoi që të evakuuarit nga Afganistani të akomodohen, duke theksuar se ata gjithashtu vlerësojnë lartë objektivat e Emirateve të Bashkuara Arabe për zero emetime të karbonit deri në vitin 2050.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu paqen në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera rajonale gjerësisht.aa