Jens Stoltenberg, sekretar gjeneral i NATO-s, ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, pas ngritjes së tensioneve në veri të vendit, transmeton Kosova Post.
Sekretari Stoltenberg nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që palët t’i rikthehen dialogut.
“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dyja: Beogradin dhe Prishtinën, të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar ai.
Sot ka pasur edhe reagime të tjera nga disa vende të tjera të BE-së, duke përfshirë edhe këtë të fundit./KosovaPost/
I spoke to @avucic of #Serbia & @albinkurti of #Kosovo about the need to de-escalate in the north of Kosovo. It's vital both Belgrade & Pristina show restraint & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 26, 2021