Stoltenberg ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.ln