Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Mitrovicës, Valon Brahimi, është intervistuar nga Policia e Kosovës për një rrahje e cila ka ndodhur në fshatin Kçiq në Mitrovicë.
Lajmin për ndalimin dhe intervistimin e Brahimit, në cilësinë e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Personi V.B është intervistuar në cilësi e të dyshuarit për veprën penale ‘Lëndin i lehtë trupor”, ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe lënda është proceduar në Prokurori” – deklaroi Zahiti.
Brahimi në shkurt të 2019 ishte zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në Kçiq të Madh, i cili është lokaliteti më i madh në Mitrovicë.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me Brahimin por nuk ka marrë përgjegjie deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.