Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss, përcjell KosovaPost.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Truss përmes një postimi në Twitter, ku i ka theksuar disa prej temave që i ka folur me kryeministrin Kurti.
“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimin galvanizues kundër pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe ndikimin sfidues në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.