Sekserët mediatik, dërgojnë qindra miliona euro investime turke në Serbi!

Shkruan: Fidan Mustafa

Qindra miliona euro pritet të investohen në Serbi nga pala Turke në 12 marrëveshjet e arritura këto ditë në Serbi mes liderëve të dyja vendeve.

Njësoj siç ndodhi me 2010, kur një delegacion nga Emiratet Arabe erdhi për investime në Kosovë, ndërsa ai u ndal në Aeroportin e Prishtinës për 16 orë, si rezultat i propagandave dhe kauzave të rrejshme politike, e që sot të njëjtit po ndërtojnë projektin mbi Danub në Beograd me plot 10 miliard dollar investime.

Ndoshta për këto, disa FOBO-TURK në Kosovë, përsëri fajin i lënë Turqisë, se në Kosovë ndërtohen vetëm xhamia, ndërsa në Serbi ndërtohen Fabrika, e vërteta e cila është krejt tjetër nga ajo që paraqesin nëpër emisionet e tyre propagandistike, për cilën do të shtjellojmë shkurtimisht në vazhdim. Siç është publikuar edhe zyrtarisht në faqen zyrtare të ministrisë së tregtisë dhe industrisë,

Turqia mbetet investitori më i madh ekonomik në vend, ku gjatë vitit 2016 ishte e para për investime direkte në Kosovë. Vetëm gjatë këtyre 16 viteve të fundit, në Kosovë nga shteti i Turqisë janë investuar mbi 500 milion euro nëpër sektor të ndryshëm, si dhe janë hapur 616 firma të regjistruara në ATK me mbi 7.500 punonjës qytetar të Republikës së Kosovës (asnjë Hoxhë nga ta).

Sa i përket projekteve të investuara në sektorin e ndërtimtarisë, në ndërtime të larta, investimet turke në Kosovë brenda 16 viteve, arrijnë në mbi 1 miliard euro me po aq kapital investues. Pse Milionat turke po shkojnë në Serbi? Faktori i parë: Pse investimet turke shkojnë drejtë Serbisë, vije si rrjedhojë e propagandës mediatike dhe fyerjeve të vazhdueshme që i behet shtetit mik të Turqisë dhe investitorëve të saj.

Përkundër milionave të investuara në Kosovë nga pala Turke, eksponentët ruso-serb në Kosovë, me emisionet e tyre sulmuese ndaj imazhit të Turqisë, kanë bërë që investitorët të tërhiqen nga Kosova dhe të gjejnë adresë në Serbi, Maqedoni, etj., të njëjtën adresa për cilën punojnë edhe disa portale e mediume në Kosovë që çdo ditë largojnë investitorët më serioz që arrinin për të investuar në Kosovë.

Faktori i dytë: Ka të bëj me qasjen e Qeverive të Kosovës karshi raporteve dhe implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Turqisë, ku shpesh herë hakmarrjet politike nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, investimin turk e kanë shndërruar në një kauzë të rrejshme politike për qëllime puro politike.

Faktori i tret: Eshtë marrëveshja për tregti të lirë mes Kosovës dhe Turqisë, e arritur në vitin 2013, ku parlamenti i Turqisë ka miratuar këtë marrëveshje në vitin 2015, ndërsa pala kosovare ende nuk e ka proceduar as në qeverinë e kaluar dhe as në këtë të tanishmen në krye me z. Haradinaj. Prandaj, perderisa mallrat e Kosovës në drejtim të Turqisë eksportohen pa doganë, mallrat Turke importohen me taksa të dyfishta, gjë për cilën ende nuk zbatohet marrëveshja për tregti të lirë, e cila është një barrierë e rëndë për investimet turke, e që presim zgjidhje të këtij problemi nga kryeministri Ramush Haradinaj.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave