Policia holandeze deklaroi se sekuestroi afërsisht 3 ton kokainë dhe miliona euro dhe kjo ishte një nga dërgesat më të mëdha të drogës të konfiskuara në historinë e Amsterdamit.
Kokaina ka një vlerë tregu prej 195 milion eurosh (232 milion dollarë), transmeton KosovaPost.
Policia e Amsterdamit kapi rreth 3 tonë kokainë në një bastisje në një fermë në Holandë.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga policia Hollandeze, thuhet se operacioni u krye në një fermë në fshatin De Kwakel në Komunën Uithoorn.
Është deklaruar se vlera e tregut e kokainës është 195 milion euro (232 milion dollarë), e cila është një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura nga policia e Amsterdamit deri më tani.
Gjatë operacionit, përveç 2 mijë e 993 kilogramë kokainë, u sekuestruan edhe 11.3 milionë euro para, 6 armë dhe shumë mallra luksoze./KosovaPost/.