Selimi: E kemi mposhtë Isa Mustafën, Abrashi ‘kafshatë’ e lehtë

Selimi: E kemi mposhtë Isa Mustafën, Abrashi ‘kafshatë’ e lehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se kjo ‘kënga’ e humbjes që po i ‘knohet’ Vetëvendosjes nuk do të mbahet shumë në mend ngase sipas tij kundërshtarët politik qëndisin këngë sipas dëshirave të tyre por realiteti tregon se VV është parti që po shënon rritje si në nivel lokal ashtu edhe qendrorë.

Selimi në një intervistë për Kosova Post nuk e sheh ‘mund’ të madh arritjen e fitores në Prishtinë, kur kujton se në vitin 2013-të gara zhvillohej me Isa Mustafën, ndërsa emrin e Abrashit e sheh si ‘sfidë’më të lehtë për fitoren e VV-së. I pyetur për koalicione të mundshme, Selimi nuk mohon faktin për bashkëpunime edhe me partitë tjera pa përjashtuar as edhe PDK-në, por interes i VV është koalicioni me AKR-në.

Kosova Post: Zotri Selimi, po u këndohet kënga që ju jeni humbësit e këtyre zgjedhjeve. Cili është komenti juaj për këto vlerësime?

Rexhep Selimi: Varet kush e këndon këtë këngë, por nuk besoj që është këngë e cila do të mbahet mend. Sido që të jetë, ne nuk po flasim për këngë, ne po flasim për garën zgjedhore ku në të gjitha zgjedhjet, pra si në ato lokale ne jemi rritur në shumë vende dhe në total me shumë dhe shumëfish, po ashtu edhe zgjedhjet parlamentare të krahasura me njëra tjetrën, ne kemi shkuar duke u rritur e sidomos në zgjedhjet e fundit. Varet se si i bëjnë matjet të tjerët, normalisht pritjet për këto zgjedhje kanë qenë edhe më të mëdha, por ne zgjedhjet lokale i krahasojmë me zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare me parlamentare, dhe cilido krahasim që bëhet, ne  asnjëherë nuk kemi pasur rënje. E them pa përjashtim, që asnjëherë nuk kemi pasur rënje dhe i vetmi subjekt politik në Republikën e Kosovës që kurrë nuk ka pas rënje është Lëvizja Vetëvendosje.

Kosova Post: Çfarë mendoni që ka ndikuar që mos të realizohet ajo pritshmëria juaj, pra e kemi fjalën për pritshmërinë e rezultateve ?

Rexhep Selimi: Qytetarët e Kosovës e përceptojnë ndryshe nivelin lokal dhe atë qendrorë, dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet se përse ne nuk jemi ende në nivelin e votave aty ku jemi në nivel nacional, pra pse ne ende nuk jemi në nivelin e votave për pushtetin lokal aty ku jemi në atë nacional. Sidoqoftë, ne deri më tani si Vetëvendosje kemi qenë pjesë e dy palë zgjedhjeve lokale dhe tre palë zgjedhje parlamentare .Ti presim tre palë zgjedhje lokale dhe e shohim ku do të jemi. Po të krahasoheshim me kutinë e kundërshtarëve, normalisht që ata duan të na nxjerin gjithmonë humbës, por jo vetëm tani por edhe në raste tjera ata do të zhgënjehen. Jo pse ne kemi punuar më shumë ose më pak se ata, por që qytetarët e Kosovës nga pozicioni i votuesit i bëjnë vlerësimet e tyre, po e përsërisë prapë, Vetëvendosje nga një palë zgjedhje në tjerat ka pasur ngritje e jo rënje.

Kosova Post: Prishtina është kryeqendra e Kosovës dhe për katër vite ishte nën udhëheqjen e VV-së, a besoni se edhe pas 19 nëntorit Prishtina do të qeveriset sërish nga ju?

Rexhep Selimi: Në vitin 2013 ne kemi shkuar në balotazh me pozicion me mijëra vota më pak sesa kundërshtari LDK ‘ë në atë kohë që gara zhvillohej me Isa Mustafën, e tash jemi me një pozicion më të favorshëm sepse jemi shumë më shumë në epërsi sesa kundërshtari i tanishëm Arban Abrashi. Kjo neve na vë në pozicion të sigurt drejt fitores së 19 nëntorit dhe Shpend Ahmeti do të vazhdoj projektet e tij edhe për katër vitet e ardhshme.

Kosova Post: Prishtina në balotazh ka nevojë për mbështetje edhe nga partitë tjera. A do t’ia kërkoni PDK-së mbështetjen për Shpend Ahmetin?

Rexhep Selimi: Ne në fakt koalicion parazgjedhor nuk kemi pasur as në 2013-tën. Koalicionin parazgjedhor e kemi pas zgjedhjeve me AAK dhe AKR. Ky koalicion ka funksionuar mirë për katër vite. Mbetet të shihet se si do të vendoset me kënd do të kemi partneritet, por kjo është e kuptueshme që partneritetin tonë e kemi me qytetarët, kurse pas zgjedhjeve nëse do të kemi nevojë për një shumicë të konsoliduar atëherë do të shohim se me kë do të bashkëqeverisim.

 Kosova Post: Dmth, nuk e përjashtoni mundësinë që aleatin kryesorë për koalicion do ta keni AKR-në, kur dihet që kandidati i saj Selim Pacolli doli më i votuar se kandidatët e PDK dhe AAK?

Rexhep Selimi: Nuk e përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit sidomos me AKR-në për një koalicion pas zgjedhor. /Intervistoi: Mirjeta Dervishi/.

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili