Selimi porosi për Qeverinë: Vërteto se nuk je e varur nga Lista Serbe! (Video)

Selimi porosi për Qeverinë: Vërteto se nuk je e varur nga Lista Serbe! (Video)

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi duke folur për zhvillimet e djeshme në veriun e Kosovës dhe arrestimin e Gjuriqit nga Policia e Kosovës ka thënë se një veprim i tillë është dashur të ndodhë shumë më herët, raporton Kosova Post.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka bërë punë të mirë sepse thotë ai ka vepruar pa ndikime politike.

“Puna e Policisë e dëshmoi edhe njëherë dje që nëse nuk pengohet nga politika mund të veprojë. Kështu e kemi parë dje veprimin e arrestimit e Gjuriqit. Megjithatë kemi ende për të parë se ku do të pasoj gjithë kjo skemë e djeshme, për shkak se pasi ka disa indikacione çka ka qenë dhe çfarë kanë parë qytetarët e Kosovës dje”, tha Selimi.

Deputeti Selimi përkundër faktit se veprimin e djeshëm e sheh si mbrojtje të sovranitetit, megjithatë ka një dozë pesimizmi se çfarë mund të ndodhë pas këtij veprimi.

“Për fat të keq ende nuk jemi të epilogu i gjithë asaj se çfarë është bërë dje, ne kemi dhënë një qëndrim tonin si Lëvizje Vetëvendosje ku kemi konstatuar se arrestimi i ministrit të Serbisë, Marko Gjuriq është dashur të ndodhë edhe më herët, nuk ka tjetër zgjidhje për njerëzit që shkelin Kushtetutën e vendit ”, tha Selimi për Kosova Post.

Sipas Selimit, largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës nuk përbën rrezik për rënien e Qeverisë, sepse thotë ai tashmë mund të vërtetohet se edhe pa Listën Serbe mund të qeverisët Kosova.

Megjithatë, Selimi konfirmon se si do që të ndodhë me largimin e Listës Serbe Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e asnjë skenari të mundshëm të Listës Serbe si opozitë.

“Ka gabuar Qeveria nëse është mbështetur në votat e  Listës Serbe, sido që të jetë, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë asnjë lloj skenari të Listës Serbe, as në Parlamentin e Kosovës. Ne kemi qëndrimet tona për Listën Serbe, madje tashmë Qeveria e Kosovës mund ta vërtetoj se mund të qeverisë dhe të ketë qeveri edhe pa Listën Serbe në kuadër të saj”, ka thënë Selimi duke shtuar se Vetëvendosje nuk i llogarit veprimet e Listës Serbe në përputhje me veprimet e opozitës në Parlamentin e Kosovës, raporton Kosova Post.

Raportoi: Albana Hajdari

Kamera: Eren Beksaç

 

 

You may also like

Dy duar marrin vëmendjen e gjithë botës! Duhet dënuar serbët!

E gjithë bota po komenton simbolin e shqiponjës,