Selimi ‘trim’po të vije në pushtet do ta dërgoj vëllaun e tij në periferi

Selimi ‘trim’po të vije në pushtet do ta dërgoj vëllaun e tij në periferi

Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli është i bindur se qytetari i Prishtinës do ta zgjedh alternativen e tij e jo premtimet boshe të garuesve tjerë. Ai thotë se lansimi i fushatës përmes viber-it, i ka dhënë atij siguri qysh tani të ndihet fitues.

Selimi ka dhënë edhe një premtim që komuna e Prishtinës nuk do të mbyllet më në ora 16.00, por do të jetë në shërbim 24 orësh për qytetarin. Pacolli në një intervistë për Kosova Post ka treguar mes tjerash edhe për natyrën e sms-ve që ai ka pranuar dhe me theks të veçantë programin e tij me 10 pika emergjente për një Prishtinë model në Evropë, ndërsa ekzekutivin e vendit e ka paralajmëruar se do ta zhvendos jashtë Prishtinës.

Kosova Post: E keni filluar një fushatë me atraktivet a do të keni ketë modesti nëse nesër udhëhiqni me komunën e Prishtinë?

Selim Pacolli: Unë shpresoj dhe besoj shumë në veten time, që do të jem njëri ndër kryetarët më të afërt me qytetarët e Prishtinës. Është e pamundur që sot Ti drejtoheni çfarëdo institucioni dhe tu ofrohet zgjidhja që e kërkoni .Nuk të kryejnë askush punë por të shëtisin korridoreve të institucioneve dhe në fund të lënë pa zgjidhje. Ne jemi aty për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës, aty ku na është dhënë besimi, dhe kjo është ajo të cilën unë e konsideroj më ndryshe nga të tjerët.Unë vij nga fusha e menaxhimit dhe menaxhimi nënkupton përgjegjësi dhe kreativitet.

Kosova Post: Sot ju  dhatë një ide për zhvendosjen e ekzekutivit nga qendra e Prishtinës në periferi. A mendoni se për këtë ide do ti mbete ‘hatri’ vëllait tuaj (Behgjetit) i cili është pjesë e Qeverisë?

Selim Pacolli: Jo, unë e kam pikërisht edhe përkrahjen e tij, mirëpo pavarësisht kësaj unë i shoh si uniformë, dhe nuk i shoh si individë atje lart sepse kam respekt dhe konsideratë për secilin . Dua të besoj shumë se secili nga ata cilët sot punojnë në këto institucione duhet të jenë solidarë dhe mbështetës të kauzës time që ti ofrojmë mundësi të reja të rinjve tanë. Ne kemi sot mbi 30% të gjeneratave tona që vijnë ndoshta rreth 25 deri në 30 vite, ku janë ata njerëz, ku është perspektiva e tyre? Pse duhet që rinia jonë të ketë target Evropën për të gjetur mëshirën e vet ose fatin e tyre të jetës. Ka mundësi të mjaftueshme që rinia jonë ta kenë siguri në vendin e tyre dhe ketë do tua ofrojë alterantiva që ua ofrojmë ne.

Kosova Post: Cilin prej kandidatëve e keni konkurrentin më të fortë ?

Selim Pacolli: Ne jemi në një garë dhe nuk shoh konkurrencë, në një garë ku secili prej kandidatëve do t’iu ofrojmë qytetarëve alternativën tonë dhe zgjidhjet më të mira. Unë besoj shumë në secilin prej tyre. Nuk do të thoja që unë jam i pa konkurrentë, por programet e mia janë pa konkurrencë dhe zgjidhja ime është programi për Prishtinën. Ne nuk ofrojmë ide por ne ofrojmë zgjidhje dhe gjithashtu një alternativë të re për Prishtinën. Prej fillimit të fushatës time përmes sms-ve është konceptuar programi im në këtë mënyrë.

Kosova Post: Cili është interesimi dhe pyetjet e qytetarëve për ju që ju dërgohen në viberin tuaj ?

Selim Pacolli: Janë shumë modeste, dhe shumica e interesave dhe pyetjeve janë të natyrës sociale mirëpo kemi edhe interesime për pjesën e infrastrukturës. Shumë pyetje vijnë rreth çështjeve të energjisë elektrike, ujit, kanalizimeve, trotuareve, por ka edhe prej atyre që ankohen për studime jo cilësore.

Kosova Post: Çfarë mendoni, me cilin kandidat mund të jemi në balotazh?

Selim Pacolli: Unë nuk kam bërë ndonjë sondazh, por dua ta përsëris që të gjithë kandidatët janë të mirë dhe kam respekt për secilin prej tyre , dhe mendoj që ndonjë ditë do kemi fatin të bashkëpunojmë dhe të bëjmë një harmonizim të programeve tona në interes të qytetarëve të Prishtinës. Unë i uroj të gjithë kandidatëve sukses, dhe konsideroj që qytetari Prishtinës do të zgjedh alternativën dhe jo premtimet.

Kosova Post: Ju para disa ditëve keni dhënë një mesazh tek për t’ua uruar qysh tani fitoren e Prishtinës. Pse jeni kaq të bindur për këtë fitore dhe ku jeni bazuar?

Selim Pacolli: Unë jam bazuar tek mbështetja të cilën e kam marrë prej qytetarëve, pikërisht përmes fushatës të Viberit, dhe më vijnë mijëra sms prej qytetarëve, janë edhe nga ato komike që është normale . Konsideroj se është program im ai i cili do ti vetëdisoj  qytetarët e Prishtinë për të zgjedhur alternativa e jo premtime që mbesin vetëm në letër në 4 vite pushtet. Nuk I kam unë 200 pika në planin tim por janë vetëm dhjetë pika në programin tone e që janë zgjedhja emergjente. Pra sigurinë time për fitore e bazoj në nga këto sms qe unë kam marrë gjatë këtyre ditëve.

Kosova Post: Mbrëmë nuk u paraqitët në hapjen e fushatës së AKR-së në Prishtinë. A mund ta dim arsyen e mungesës suaj.

Selim Pacolli: Isha në periferi të Prishtinës , konkretisht fshatrave të Gollakut takim me qytetarët për rreth nëntë orë kam qëndruar edhe pse agjendën e kisha ndryshe dhe planifikoja të mbërrija me kohë në tubimin e hapjes së fushatës. Më besoni pas ores 24.00 jam kthyer mbrëmë në shtëpi, ju kërkoj falje gjithë qytetarëve dhe subjektit tim politik që më dha besimin për mos prezencën time mbrëmë .

Kosova Post: Cila është paralajmërimi i Pacollit nëse merr pushtetin në komunën e Prishtinës?

Selim Pacolli: Unë u bëjë me dije të gjithëve se Prishtina nuk do të jetë një zyre e mbyllur në orën 16.00. Komuna e Prishtinës për qytetarët e saj do të jetë e hapur 24 orë. /Intervistoj Mirjeta Dervishi/

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh