Derisa falënderoi për mikpritjen nga ana e presidentes Osmani, senatori Murphy tregoi se së bashku me senatorin Peters, është duke zhvilluar vizitë njëjavore në rajon, derisa shtoi se nuk është koincidencë që vizita e tyre nis në Kosovë.
“Kjo aleancë është e fuqishme, e qëndrueshme dhe jetike”, derisa shtoi se nuk është e rastësishme që Kosova është rreshtuar e opera kundër agresionit rus në Ukrainë, por edhe në ndihmën në evakuimin e aleatëve tanë nga Afganistani.
Senatori Murphy theksoi se janë këtu për të siguruar që SHBA do të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kosova të mbahet në rrugëtimin drejt institucioneve trnasatlantike dhe BE, teksa vlerësoi marrëveshjet e fundit ku përfshin edhe njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapave të vështirë që duhet të ndërmirren nga të dyja palët.
“Serbia duhet të ndalojë ta pengojë Kosovën për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se zotimet e marra nga marrëveshjet e arrira duhet të realizohen sa më shpejtë që është e mundur.
Senatori Peters: Mbështesim Kosovën edhe në sigurinë kibernetike
Ndërkaq senatori Peters, derisa foli për mërgatën shqiptare në SHBA, më konkretisht në Detroid, theksoi se marrëdhëniet tona me Kosovën janë speciale.
“Nuk ka miqësi më të fortë, sesa këtu”, deklaroi senatori Peters, ndërsa shtoi se do të punojmë shumë ngushtë që kjo demokraci të jetë e fortë, që ekonomia të lulëzojë.
Senatori Peters bëri të ditur për funksionin e tij në fushën ushtarake, derisa shprehu gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit edhe në këtë segment.
“Jam anëtar i Komisionit për Shërbime të Armatosura, ku siguria e atdheut janë për mua prioritet dhe pjesë e diskutimeve ishte që të vazhdojmë që të punojmë shumë ngushtë edhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës”, tha senatori Peters, derisa e vlerësoi angazhimin e FSK-së në ruajtjen e paqes në botë dhe shtoi se Kosova e di shumë më mirë se çfarë është kur të shkelet sovraniteti i vendit dhe si është jeta nën ushtrimin e pushtetit autokratik.
Senatori Peters shprehu, gjithashtu, gatishmërinë në mbështetjen e SHBA-së në sigurinë kibernetike.