Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 5 herë armëpushimin, transmeton Kosova Post.
Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 5 herë armëpushimin.
Më tej në deklaratë thuhet se një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në zonat Zolotoye 4, Vodiyane, Shirokino, Novomihaylovka dhe Prisepilovka të Donbasit dhe se zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) janë informuar lidhur me ngjarjen.
Kriza në Donbas
Në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në nëntor 2013 filluan protestat pasi presidenti i periudhës Viktor Yanukoviç nuk nënshkroi marrëveshjen për Asociim të Bashkimit Evropian (BE).
Pas Yanukoviç u largua nga vendi në shkurt 2014 pas rritjes së protestave, separatistët pro-rusë në qytetet Donetsk dhe Lugansk të rajonit Donbas në lindje të vendit shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre.
Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.