Rusia dhe Serbia po zhvillojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin ushtarak, dhe një nga bashkëpunimet e tilla janë edhe garat ushtarake ndërkombëtare, ku mikpritëse është Policia ushtarake e Serbisë, thotë zëvendësministrja ruse e Mbrojtjes Tatiana Shevtsova, duke shtuar se ekipi rus do t’u tregojë kolegëve të tyre nga Serbia dhe vendet e tjera se çfarë mësuan në Siri, transmeton Kosova Post.
Mbrëmë në Kralevë , ministrja ruse Shevtsova së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Nebojsha Stefanoviq, hapën zyrtarisht garat ushtarake “Kujdestari i Rendit, gara këto në të cilat do të marrin pjesë skuadra nga gjashtë vende, ku përveç atyre nga Rusia dhe Serbia, në gara do të marrin pjesë edhe ekipi nga Qipro, Kazakistani, Irani dhe Katari. Pjesëmarrësit e garave u përshëndetën me duartrokitje nga banorët e Kralevës, qytetit me tre lumenj me një traditë të lavdishme luftëtarësh, ndërsa deri më 3 shtator, gjashtë ekipet do të konkurrojnë, duke simuluar situata të vërteta luftarake.
Zëvendës Sergei Shoigu, e cila është në Serbi për herë të parë, shprehu mirënjohje për pritjen shumë të përzemërt të udhëheqjes ushtarake serbe, ndërsa thekson se marrëdhëniet ruso-serbe karakterizohen nga një nivel i lartë i besimit reciprok dhe pikëpamje të njëjta në shumë çështje politike si dhe në bashkëpunimin për investime në projekte ekonomike, shkruan sputnik. “Në tërësi, ne jemi të ngjashëm në shumë pozicione, në raport me vlerat tradicionale- familjare, qytetare, njerëzore. Ne jemi shumë afër në shpirt. Populli serb dhe rus janë të bashkuar nga një fe e përbashkët, një karakter i ngjashëm, si populli rus ashtu edhe ai serb nuk tolerojnë padrejtësinë, ne jemi gati të sakrifikojmë veten, nëse është e nevojshme, për hir të lirisë dhe pavarësisë”, tha Tatiana Shevtsova.