Shoqatat e gazetarëve në Serbi u bëjnë thirrje përfaqësuesve të autoriteteve ndërkombëtare që t’u kushtojnë më shumë vëmendje gazetarëve të kërcënuar dhe u’a kujtojnë disa kërcënime të kohëve të fundit ndaj gazetarëve, transmeton KosovaPost.
Në Serbi, kryeredaktori i portalit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq, në vend që të paguante një gjobë, zgjodhi të shkojë në burg për fyerjet e shqiptuara ndaj qeverisë në Twitter.
Në të njëjtën kohë, që nga fillimi i vitit, gazetarët kanë raportuar mbi 30 raste të sulmeve fizike apo kërcënimeve.
Për këtë arsye shoqatat e gazetarëve profesionale u bëjnë thirrje përfaqësuesve të autoriteteve ndërkombëtare që t’i kushtojnë më shumë vëmendje gazetarëve, të cilët janë në rrezik.
Ata kujtojnë disa kërcënime të drejtuara ndaj gazetarëve vetëm muajin e kaluar./KosovaPost/.


























