“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse,” tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Kosova Post.
“Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të blejnë pajisjet dhe armët më të fundittë prodhuara nga Rusia , tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, shkruan tanjug.
Në një intervistë me agjencinë RIA Novosti, Vulin nuk dha detaje të tjera, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, do të bëhen shumë më të forta.sh.o./Kosova Post/