Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, takoi sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Zilberhorn, i cili theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për stabilizimin e situatës në rajon, transmeton Kosova Post.
Gjatë takimit me sekretarin gjerman, Stefanoviq ka vënë në pah qëndrimet e kundërta të Serbisë me Gjermaninë sa i përket pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka theksuar se veprimet e njëanshme të Kosovës në veri.
Stefanoviq tha se e kupton që Serbia dhe Gjermania kanë pikëpamje të ndryshme për pavarësinë e Kosovës, por ai dëshiron të theksojë se situata e sigurisë në Kosovë nuk lejon një zvogëlim të numrit të forcave të KFOR -it, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
“Lëvizjet e njëanshme dhe jashtëzakonisht të papërgjegjshme të Prishtinës janë absolutisht të papranueshme, dëmtojnë dialogun e Brukselit dhe ndikojnë në destabilizimin e të gjithë rajoni”, tha thë Stefanoviqt.
Tutje thuhet në komunikatën zyrtare se Stefanoviq dhe Zilberhorn deklaruan se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë karakterizohen nga bashkëpunimi intensiv në të gjitha fushat dhe është e domosdoshme përmes dialogut këtë bashkëpunim ta anancojmë në nivel edhe më të lartë, shkruan novosti. Stefanoviq vuri në dukje se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është i zhvilluar, kuptimplotë dhe i larmishëm dhe shprehu përkushtimin për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjellë. Edhe Zilberhorn konfirmoi gatishmërinë e palës gjermane për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.sh.o./ Kosova Post/