Serbia e përvetëson Lahutën e Malcisë, Shqipëria dhe Kosova nuk marrin asnjë veprim

Serbia e përvetëson Lahutën e Malcisë, Shqipëria dhe Kosova nuk marrin asnjë veprim

Lahuta ka hyrë në listën e UNESCO-s si vlerë kulturore e trashëgimisë së Serbisë, ndërsa ky instrumen njihet se i takon trashëgimisë shqiptare. Në këtë rast Kosova ka qenë e penguar të orfojë dokumentacion e nevojshëm mbi trashëgimin  e saj kulturore Lahutën duke mos qenë e pranuar në UNESCO, shkruan Kosova Post.

Ani pse Kosova ende nuk është pjese e kësaj organizate, interesimi i Kosovës për të marr masa ndaj Shqipërisë për të lobuar në UNESCO, drejtë parandalimit të shtetit Serb për përvetësimin e Lahutës shqiptare ka qenë i varfër.

Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit, Kujtim Gashi, derisa është pyetur nga Kosova Post se përse nuk janë dërguar provat në UNESCO që lahuta është instrument shqiptar, derisa Kosova e Shqipëria kanë ‘fjetur gjumë’, Serbia ka punuar në këtë drejtim dhe e ka bërë Lahutën si instrument të tyre?, ai u deklarua me arsyetimin se Kosova nuk është pjesë e asaj organizate dhe asnjë dokument nuk njihet nga ta derisa nuk jemi pjesë e tyre.

“Kur trajtojmë tema të tilla duhet t’i kemi të qartë rrethanat sepse Serbia është anëtare e UNESKO-, ndërsa Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate, dhe nuk njihet asnjë dokumentacion që mund të shkojë nga Kosova në UNESKO, dhe rrjedhimisht UNESCO nuk të njeh. Ndërsa në këtë drejtim është dashur të ndërprej dhe të ndërhyj Shqipëria. Pra, mendoj që këtë çështje duhet ta adresojmë tek Shqipëria. Përndryshe për të gjitha instrumentet, ministria e kulturës e ka një lëndë të plotë të cilën e ka materializu, por përderisa nuk jemi në UNESKO, nuk mund ta adresojmë”, u shpreh Gashi.

Për përvetësimin e Lahutës shqiptare nga Serbia, kanë shkruajtur edhe shumë media ndërkombëtare, ku njëra prej gazetave më të mëdha austriake ‘Kosmo’, thotë se këtij instrumenti duhet t’i rishikohet edhe njëherë prejardhja dhe gjithashtu shkruan edhe për pakënaqësinë e shteteve shqiptare ndaj vendimit të UNESCO-S./Kosova Post/