Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq është takuar me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës, Theodore Esteban Lopez Calderon, i cili përsëriti qëndrimin e vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës, transmeton Kosova Post.
Në takim, Stefanoviq shprehu mirënjohjen për siç tha“qëndrimin parimor dhe konsistent të Spanjës në lidhje me mosnjohjen e Kosovës”, dhe në të njëjtën kohë theksoi se “Serbia vazhdon të mbështesë fuqishëm integritetin territorial të Mbretërisë së Spanjës”, njoftojnë nga ministria, raporton Tanjug.
Admiralit Teodoro Esteban Lopez Calderon, po qëndron në vizitë zyrtare në Serbi me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovicq Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës.sh.o./ Kosova Post./