Qeveria e Serbisë po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që në veriun e Kosovës të vendosen forcat paqeruajtëse të KFOR-it. RTK ka siguruar dokumentin që Beogradi zyrtar u ka shpërndarë atasheve ushtarakë të Serbisë nëpër botë, i cili përmban edhe disa kërkesa të tjera, që tentojnë ta ndryshojë gjendjen faktike në veri. Bashkimi Evropian, ndërkaq ka rikujton se vetëm Policia e Kosovës është përgjegjëse për hetimet e sulmit në Banjskë.
Në këtë dokument, kërkesat kryesore të Serbisë për komunitetin ndërkombëtar, është që KFOR-i ta marrë plotësisht nën kontroll veriun e Republikës së Kosovës. Në arsyetim të kërkesës së Serbisë sic shkruan në dokument, kjo bëhet për shkak të
“zhvillimeve të fundit në Kosovë” dhe që KFOR-i të zëvendësojë Policinë e Kosovës.
Përveç kësaj, Serbia kërkon të fillohet një hetim ndërkombëtarë mbi atë se çfarë ka ndodhur me 24 shtator në Banjksë.
Sipas dokumentit të Serbisë, të siguruar nga RTK, aty shkruan se duke pasur si top prioritet, ruajtën e paqes dhe shmangien e konflikt, KFOR-it duhet të marrë përsipër të gjitha aspektet e sigurisë dhe menaxhimin e veriut, duke zëvendësuar Policinë e Kosovës.
Kjo sipas shtetit serb, të vazhdojë derisa të krijohen kushtet për rikthimin në procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe dhe të sigurohet përfshirja dhe riintegrimi i serbëve lokalë të Kosovës në Policinë e Kosovës.
Por, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se kompetencat për hetimin e plotë të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, i ka Policia e Kosovës dhe Brukseli zyrtar pret nga Serbia, bashkëpunim të plotë dhe të pa kusht në këtë proces.
Peter Stano, zëdhënës i BE-së deklaroi se Brukseli duhet të shohë rezultatin përfundimtar të hetimit të plotë, duke sqaruar të gjithë kontekstin, të gjitha rrethanat rreth sulmit terrorist.
Ai tha se BE-ja pret bashkëpunimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Serbisë në këtë drejtim.
Stano përsëriti gatishmërinë e BE-së që të konsiderojë masat kundër Serbisë, por ky moment vije, sipas tij, pasi shtetet anëtare I kanë informatat e mjaftueshme rreth rastit.
Peter Stano ka përsëritur se mandatin për hetimin e gjithë rastit e ka Policia e Kosovës, sepse sulmi terrorist ka ndodhur në territorin e Kosovës.
Duke precizuar se ekziston bashkëpunim i mirë me policinë e Kosovës, Stano nënvizoi se EULEX-I ka mandat të monitoroj situatën të ofrojë ndihmë policisë konform kërkesave, por në mandatin e EULEX-it nuk përfshihet hetimi i rastit.