Blerim Vela, Shef i Kabinetit në Zyrën e Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po vijon ta luaj rolin e saj destruktiv në rajon, duke i plotësuar apetitet e Rusisë, transmeton Kosova Post.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai ndër të tjera ka shkruar se “regjimi i Vuçiqit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë rajonale të Millosheviqit. ”
Sipas tij, është në interesin e Rusisë që situata në Ballkan të mbetet e tillë çfarë edhe është, duke shtuar se për këtë ajo po ndihmohet nga Serbia.
Ky është statusi i tij i plotë:
#Serbia është e kompletuar, por jo e paangazhuar! Serbia kinse merret me vlerat evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Regjimi #Vuçiq i Serbisë rreshtohet me politikat e hegjemonisë rajonale të #Millosheviqit. Serbia është plotësisht e përafruar me interesat destabilizuese të #Rusisë në rajon.
⛔️ #Serbia is all but not non-aligned!
Serbia is dealigned with European values of democracy and the rule of law.
Serbia’s #Vučić regime is re-aligned with #Milošević’s policies of regional hegemony.
Serbia is fully aligned with #Russia’s destabilizing interests in the region.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 12, 2021