Kosova ka qenë zona e represionit më të gjatë shtetërorë në historinë e re të Ballkanit. Kështu thotë aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserka. Në një opinion të saj mbi librin e autorit Rade Radovanoviç “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” (Smeh pod vešalima) Biserka shkruan se Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Libri “Të qeshura nën trekëmbësh” vjen në kohën kur Serbisë i janë bërë sërish pyetje kryesore, nga të cilat varet edhe drejtimi që do e marrë ajo. Kështu thotë aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserka, në një opinion të saj mbi librin e autorit Rade Radovanoviç.
Ajo shkruan se edhe 20 vjet pas ngjarjeve dramatike në Kosovë, Serbia nuk ka as guxim, e as gatishmëri për t’iu përgjigjur dhe zgjidhur në mënyrë adekuate çështjen e Kosovës. Ajo mbështetet sërish te Rusia, por këtë herë Rusia po e instrumentalizon Kosovën me mjeshtëri për interesat e veta.
“Fakti që Kosova ishte zona e represionit më të gjatë shtetëror në historinë e re të Ballkanit, dhe se ishte problem për bashkësinë ndërkombëtare për shkak të kompleksitetit të saj, po ashtu e frustronte bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjitha përpjekjet e saja për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët,” shkruan Biserko.
Pastaj në opinion e saj, rreth librit, ajo flet për masakrën mbi familjen Jashari në Prekaz në vitin 1998, për marrëveshjen e Rambujes, bombardimet e NATO-së, hyrjen e trupave ruse në Prishtinë, për vetëm disa dhe zhvillimet e asaj kohe.
Ndryshe libri libri “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” i autorit Rade Radovanoviç është dokument specifik historik. Në të mund të gjinden shënime të saktë mbi viktimat e luftës në Kosovë, asaj të fundit në vargun e luftërave në Slloveni, Kroaci, dhe Bosnje e Hercegovinë, të viteve të nëntëdhjetë të shekullit 20-të.
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë persona, shumica shqiptarë por në mesin e tyre edhe pjesëtarë të komuniteteve.
Që nga përfundimi i luftës gjithsej 6,044 persona u regjistruan si të zhdukur dhe sot më shumë se 1,600 prej tyre, kryesisht shqiptarë por edhe serbë dhe romë, ende nuk janë gjetur.