Së fundi, u raportua se Oda Ekonomike e Serbisë ka paguar 1.3 milionë dollarë në tri vitet e fundit për lobuesit në SHB, përcjell KosovaPost.
Ndaj këtij raportimi, ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.
Ai u shpreh se derisa flitet për lobimet e Serbisë në Amerikë, kryeministri Kurti emëroi ministër një veprimtar të spikatur të organizimeve politike shqiptare në Amerikë.
“Me një emërim të tillë Kurti e forcon dhe i jep autoritet lobit shqiptar-amerikan, dhe është urgjente për interesat e shqiptarëve në Ballkan, që mërgata shqiptare në Amerikë të faktirizohet politikisht”, shkroi Zaimi në Facebook.
Postimi i plotë
Teksa flitet për lobimet e Serbisë në Amerikë, të cilat mund të kenë arritur deri te ish-diplomatë e zyrtarë të lartë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi në postin e Ministrit të Shëndetësisë një veprimtar të spikatur të organizimeve politike shqiptare në Amerikë. Me një emërim të tillë Kurti e forcon dhe i jep autoritet lobit shqiptar-amerikan, dhe është urgjente për interesat e shqiptarëve në Ballkan, që mërgata shqiptare në Amerikë të faktirizohet politikisht.
Ministri i ri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, është një personalitet i spikatur në shkencën dhe profesionin e vet.
Prej tij si ministër do të pritet pastrimi i spitaleve prej drejtuesve të paaftë apo të korruptuar, që janë vendosur në pozita pa merita. Do të pritet edhe forcimi i shëndetësisë publike e modernizimi i spitaleve dhe klinikave, sipas programit të qeverisë së Vetëvendosjes.