Serbia po vazhdon të regjistrojë numër të madh të të infektuarve me koronavirus, përkundër që është një ndër vendet evropiane që ka vaksinuar numrin më të madh të popullsisë.
Në 24 orët e fundit në këtë shtet 4 mijë e 56 pacientë u infektuan me COVID-19 në Serbi dhe 16 pacientë vdiqën.
Aktualisht 4,072 persona ndodhen në spitale, 161 prej të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Siç bëhet e ditur gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 16 mijë e 175 qytetarë.
Gjithsej që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë testuar 2,986,711 qytetarë.
Kujtojmë që shteti serb është furnizuar me lloje të ndryshme të vaksinave anti-COVID.
Megjithatë, përkundër vaksinimit të një pjesë të popullsisë, Serbia po vazhdon të shënoj numër të madh të rasteve të reja të infektuara.