Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia”: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

    Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

    Rustemi për akuzat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti: Asnjë falje pas raportit të FBI-së

    Fetoshi: Su*lmi në Ibër–Lepenc – mision i dështuar i Vuçiqit

    Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në rrjetet sociale

    Raportuesi Terras kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane

    Terras: Bashkimi Evropian të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës

    Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izr@elit

    Kurti: Të akuzuarit për su*lmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë

    Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”

    KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën boshnjake VAKAT

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serbia vazhdon “avazin e vjetër të shkeljes së marrëveshjeve”

19 Prill 2023, 14:58
në Lajme
Serbia vazhdon “avazin e vjetër të shkeljes së marrëveshjeve”
Share on FacebookShare on Twitter

Për Qeverinë e Kosovës, Serbia po vazhdon “avazin e vjetër” të “shkeljeve të njëpasnjëshme” të marrëveshjeve të dakorduara.

“Ajo vazhdon të dëshmojë se nuk është palë që i respekton parimet e mirëbesimit dhe, në të njëjtën kohë, ofendon dhe shpërfill angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve”.

Reagimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë pason përpjekjet e deklaruara të Serbisë për të “ndaluar procedurën” e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto paralajmërime u bënë më 18 prill, para nisjes së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për në selinë e kësaj organizate ndërkombëtare në Strasburg.

Një veprim i tillë, megjithatë, bie ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia kanë arritur më 27 shkurt.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve – zbatimin e së cilës Prishtina dh Beogradi e kanë pranuar në mars – parasheh, mes tjerash, që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Garantues i kësaj marrëveshjeje është Bashkimi Evropian dhe ajo ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Kryeziu thotë se “partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja, duhet ta dënojnë sjelljen e Serbisë”.

“Kosova mbetet pala e vetme konstruktive, para takimeve, gjatë negociimit dhe pas dakordimit të marrëveshjeve”, thotë ai.

Analisti i politikës së jashtme në Beograd, Boshko Jakshiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se njoftimet e Serbisë për bllokimin e Kosovës janë një “lëvizje e panevojshme” që “krijon përshtypjen se Serbia pranon një gjë, e pastaj punon kundër asaj gjëje”.

Prej se ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Kosova bën përpjekje për t’u anëtarësuar në organizata dhe institucione ndërkombëtare – gjë të cilën Serbia e kundërshton me mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës.

Për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka paraqitur kërkesë në maj të vitit 2022. Votimi për këtë ende nuk është futur në rend dite.

Çfarë tha Daçiq në Strasburg?

Para nisjes për në Strasburg, ku u shënua njëzetvjetori i anëtarësimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk saktësoi se si ministri Daçiq do të “përpiqet ta ndalojë procedurën për pranimin e Kosovës”.

Gjatë fjalimit të tij në seancën ceremoniale në Strasburg, kjo çështje nuk u përmend.

Ai tha se “për Serbinë është e rëndësishme që standardet e Këshillit të Evropës të zbatohen në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.

Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, e konsideron si territor të sajin “krahinën e Kosovës dhe Metohisë”.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, nuk e përmendi Kosovën në deklaratën e saj të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ajo tha se ka pasur një “takim të mirë dhe produktiv” me ministrin Daçiq, i cili është mbajtur me dyer të mbyllura.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për vizitën e Daçiqit në Strasburg.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve u pranua për herë të parë në shkurt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa aneksi për zbatimin e saj u pranua nga të dy udhëheqësit gjatë një takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në muajin mars.

Më 18 prill, Bashkimi Evropian formoi një Komitet të Përbashkët për të monitoruar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

A e shkeli Serbia marrëveshjen?

Analisti politik, Boshko Jakshiq, thotë se veprimet e Daçiqit në lidhje me Këshillin e Evropës janë “vetëm një episod që nuk do të ketë domethënie më të madhe”.

“Serbia nuk ka bërë asgjë që mund të thuhet se ka shkelur formalisht marrëveshjen, por vetë paralajmërimi [i Daçiqit] është në kundërshtim me frymën e propozimit evropian [marrëveshjes] për të cilin ka rënë dakord Beogradi”, thotë Jakshiq.

Në përpjekjet e saj për ta bllokuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia ka pasur aleate Rusinë.

Por, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Pa Rusinë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Marrë parasysh se vendimet merren me shumicën e votave të shteteve anëtare, mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është reale, thotë Jakshiq. Prandaj, nismën e Serbisë ai thotë se e sheh si “të kotë”.

“Serbia nuk mund të fitojë absolutisht asgjë nga kjo. Vetëm mund të humbasë. Ajo humbet besueshmërinë, vlerësimin diplomatik…”, shton Jakshiq.

Çfarë i parapriu nisjes së Daçiqit për në Strasburg?

Para se të paralajmërohej se Daçiq do të “përpiqet ta ndalojë procedurën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, vetë ai tha më 17 prill se mund të mos shkojë në Strasburg.

Ai tha se “nuk e ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën… nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë”.

Daçiq tha fillimisht se ka njoftime se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do t’i fillojë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion, por më vonë e mohoi këtë informacion.

Jakshiq thotë se veprimet e kryediplomatit serb duken “joserioze”. Ai i interpreton ato si “mungesë të një politike të qëndrueshme diplomatike”.

“Në shumë mënyra, kjo konfirmon se autoritetet në Serbi janë nervoze dhe nuk kanë vendime të qëndrueshme. Ky është një shembull i mungesës së një plani të qartë veprimi”, thotë Jakshiq.

Sipas tij, Perëndimi nuk ka qenë “asnjëherë më i vendosur” për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Çfarë tha e djathta në Serbi?

Partitë e djathta opozitare në Serbi thanë se Qeveria serbe, duke pranuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka lehtësuar dhe përshpejtuar pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, tha se është “jashtëzakonisht logjike” që Perëndimi ta përshpejtojë pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, sepse presidenti serb “është zotuar se Beogradi nuk do ta kundërshtojë”.

Ai e cilësoi veprimin e ministrit të Jashtëm serb si “të pahijshëm, të butë dhe të turpshëm”.

Udhëheqësi i lëvizjes parlamentare të djathtë – Dveri, Boshko Obradoviq, tha se po fillon zbatimi i një pjese të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Detyra e ministrit të Punëve të Jashtme është pikërisht e kundërta: ta kundërshtojë atë në mënyrë aktive, kudo”, tha Obradoviq.

Partitë e djathta në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërkojnë anulimin e saj.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës. Ai është themeluar në vitin 1949.

Këshilli i Evropës mbron lirinë e fjalës dhe medias, si dhe pozitën e barabartë të komuniteteve pakicë në shtetet anëtare të kësaj organizate.

Këshilli i Evropës, gjithashtu, drejton një fushatë rreth mbrojtjes së fëmijëve, kundërshton gjuhën e urrejtjes dhe mbron të drejtat e romëve.

Ai i ndihmon vendet anëtare në luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe në zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë.

Grupi i ekspertëve kushtetues në Këshillin e Evropës, i cili njihet edhe si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për vende të ndryshme të botës.

Si organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të miratojë ligje, por ka kapacitete të promovojë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga shtetet anëtare për tema të ndryshme. Dy organet kryesore të Këshillit janë: Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare./REL

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia”: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia”: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

9 minuta më parë
Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Rustemi për akuzat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti: Asnjë falje pas raportit të FBI-së

24 minuta më parë
Fetoshi: Su*lmi në Ibër–Lepenc – mision i dështuar i Vuçiqit

Fetoshi: Su*lmi në Ibër–Lepenc – mision i dështuar i Vuçiqit

48 minuta më parë
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në rrjetet sociale

Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në rrjetet sociale

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH