Nga shumë analistë e ekspertë Serie A shihet si më pak e vlefshme, duke shtuar shkaqe si stadiumet më të dobëta, investimi në klube, shikueshmëria, etj, por sa i përket trofeut, ai i Serie A rradhitet me më së shumti vlerë nga top 5 ligat evropiane, shkruan Kosova.net.
Vendin e parë si trofeu më i rëndësishëm është Kupa e Botës. Ky trofe që kërkohet nga çdo futbollist dhe skuadër vlen plot 17 milionë euro.
Kupa e dytë më e rëndësishme në botë është FA Cup e Anglisë, që kushton plot 1 milion euro.
Vendin e tretë e mban çmimi më i madh individual, Topi i Artë dhe fituesi paguhet plotë 508 mijë euro. Trofeu i katërt është Kupa e Kombeve të Afrikës, me fituesin që arkëton 127 mijë euro.
Top 5 e plotëson kupa Serie A, me fituesin që arkëton 55 mijë euro.