Ministria e shëndetësisë (M.Sh), sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar pak raste pozitive me COVID-19, transmeton Kosova Post.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 352.