Një sulm racist u raportua në një familje turke në Lübeck të Gjermanisë, transmeton Kosova Post.
Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Policisë Lübeck, në incidentin që ndodhi në Sheshin Mühlentor pranë qendrës së qytetit më 3 korrik, një çift gjerman shpërtheu me të shara dhe ofendime ndaj një familjeje turke prej katër anëtarësh, arsyeja e vetme ishte se pse ishte gruaja turke me shami mbi kokë.
Babai 45-vjeçar turk dhe fëmijët e tij 4 dhe 8-vjeçarë u prekën nga gazi lotsjellës i përdorur nga personi 51-vjeçar gjerman.
Policia shtroi në spital familjen turke në Gjermani.
Babai dhe fëmijët e tij u dërguan më vonë në spital me ambulancën.
Ata u lanë të lirë.
Për më tepër, u përcaktua që sulmuesi dhe gruaja e tij mbanin disa armë të ndaluara, si dhe gaz lotsjellës .
Policia, e cila kapi armët, nisi një hetim kundër sulmuesit 51-vjeçar për plagosje dhe shkelje të ligjit për armët.
Çifti u dërgua në stacionin e policisë por u la i lirë me arsyetimin se nuk kishte asnjë arsye për t’i arrestuar.
Policia tha se kishte indikacione se incidenti ishte ksenofob./Kosova Post/