Aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj i ka parë si të padrejta ”sanksionet” e vendosura nga ShBA-ja ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri të vendit.
Jasharaj ka thënë se sanksionet janë të padrejta dhe Republika e Kosovës nuk i ka merituar këto sanksione
“Gjithë këto kompromise që bëri Kosova dhe gjithë presioni sërish po i bie Kosovës? Është ka na bëhet e padrejtë. S’dmth me i shpall luftë Amerikës, por na takon me thanë të vërtetën tonë, kërkush s’ka me na marrë inati me thanë qëndrimin tonë. Sanksionet që na i vendosi Amerika janë të padrejta, a guxojmë qekaq me thanë? A guxojmë me thanë që nuk i ka merituar këto sanksione Republika e Kosovës?”, ka thënë ai në “POLITIKO”.
Tutje, ai ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me aleatët dhe të dilet me fytyrë të bardhë nga kjo situatë.