Sulmuesi francez e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United gjatë janarit, kjo vjen si rezultat i një mos-përfshirje të lojtarit, apo mos-inkuadrimit të tij në çdo ndeshje, ku në asnjërën në këtë edicion nuk ishte startues, shkruan KosovaPost.
Sevilla ia ka bërë një ofertë zyrtare Manchester Unitedit për sulmuesin Anthony Martial.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”.
Në fakt, ekipi andaluzian synon ta marrë 26 vjeçarin në formë huazimi për gjashtë muaj.
Ndërkohë, në marrëveshje mund të përfshihet edhe opsioni që klubi spanjoll ta blejë përfundimisht kartonin e futbollistit gjatë verës së ardhshme.
Martial i ka kaluar shtatë sezone të karrierës në “Old Trafford”.
Megjithatë trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick ka zbuluar se futbollisti francez është i vendosur për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave” gjatë janarit.