Sezoni i dasmave veqse ka filluar e pa dyshim butiket me veshje të nuserisë janë me të kërkuarat në këtë kohë.
Shyhrete Ramadani e cila është pronare e butikut Ina i cili gjindet në qendër të Shtimës është përgaditur për sezonin e verës duke sjelle për klientet e saj veshje unike dhe me stil.
Edhe pse ishte tejet e ngarkuar me porosi të shumta, Shyhretja i pret me plotë dashuri dhe ngrohtësi klientët e saj duke u treguar me detaje veshjet e dyqanit të saj për nuset e kësaj verë.
Se bashku me vajzën e saj Rinesën ato çdo ditë punojnë më shumë se 12 orë në ditë në sherbim të klientëve të tyre, më dëshiren e vetme që ato të mbesin të knaquara më sherbimet që u ofrohen në butikun ‘Ina’ i cili të lë pa fjalë më veshje aq të bukura dhe plot stil që qdo femër dëshiron ti ketë për raste të veqanta.
“Tashmë veqse kemi filluar ti kthehemi normalitetit pas situatës që kishim me pandeminë Covid 19. Jemi përgaditur dhe kemi sjell modele nga më të ndryshmet të veshjeve tradicionale që siq e dim tek ne mbetën me të kërkuarat mbesin dimija e jelek dhe dallama, por ne sjellim pothuajse të gjitha edhe modelet më të reja të fustanëve” u shpreh Shyhrete Ramadani.
Tek butiku Ina e bukura dhe stili gërshetohen mes vete, kjo mund të shihet posa të hapesh rrjetin social të këtij butiku aty ku çdo ditë postohen modele nga më të ndryshmet.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100057712741421