Xhelal Sfeçla, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB-së), edhe një herë ka theksuar përkushtimin e tij dhe stafit të tij, në luftë me krimin dhe korrupsionin, shkruan Kosova Post.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!” – ka shkruar ai ndër të tjera, duke shtuar më tej se për këto 100 ditë, dinamika e punës dhe angazhimit ka qenë e lartë.
“Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.
Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare. Subvencionet u takojnë bujqve” – ka shkruar Sfeçla.
Reagimi i tij erdhi menjëherë pas aksionit të sotëm të policisë, me rastin e keqpërdorimit të subvencioneve në sektorin e bujqësisë, me ç’rast u arrestuan disa persona./KosovaPost/