Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë vetëm 598 vota, ndërkaq Kamberit i duheshin së paku 610 vota.
Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë. Më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet për Kuvend të Serbisë.
Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anulzuar zgjedhjet e përsëritura.
Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc.
Krerët shtetëror të Kosovës e Shqipërisë, vazhdimisht kanë mbështetur Kamberin duke bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mobilizohen për ta votuar.