Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc, përcjell Kosova Post.
Pritet Vendimi edhe për vendvotimin numër 13 në Zarbincë.
Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, tha se këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç tha, pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
“Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, tha Kamberi përmes një postimi në Facebook.
Prandaj, ai tha se “zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”./KosovaPost/.