Atij postin ia dorëzoi kryetari i deriranishëm nga Lëvizja Vetëvebdosje, Mytaher Haskuka i cili me stafin e tij edhe e priti në zyrë Totajn.
Totaj gjatë fjalës së tij, shfrytëzoi rastin që të bëjë një falënderim për Mytaher Haskukën, njofton Klankosova.tv.
“Do të vazhdojmë me një përkushtim, qasje ndoshta pak më ndryshe dhe besoj se qyteti i Prizrenit në frymën e një , kulture, tradite e tolerance do të vazhdojë më tutje, ku pranim-dorëzim i pushtetit është një tregues shumë i mirë që me të vërtetë e ka një traditë, një kulturë dhe për këtë e falenderoi z.Haskuka”, tha ai.
Ai u shpreh se tashmë do të vazhdojnë me hapat që i presin rreth konstituimit të asamblesë, rreth zgjedhjes së kryesuesit, emërimit të drejtorëve.
“Në do të vazhdojmë tani e tutje me hapat të cilët na presin rreth konstituimit të asamblesë, rreth zgjedhjes së kryesuesit, emërimit të drejtorëve, por deri në atë fazë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre drejtorëve që do të kenë gatishmërinë që të punojnë për të lehtësuar tranzicionin dhe për t’i pajisur me informacione dhe instruksione të gjithë drejtorët e rinj të cilët ndërkohë do të vijnë për të siguruar punën. Mendoj që ky është një element shumë i rëndësishëm, një vlerë të cilën gjithsesi duhet ta bëjmë çdoherë kur kemi tranzicion”, tha ai.
Tutje, kryetari i ri i Prizrenit premtoj se do të jenë transparent dhe të gatshëm për bashkëpunim.
“Dua të premtoj q ne do të jemi transparent, të qasshëm, do të jemi të gatshmë të bashkëpunojmë, që e ardhmja e Prizrenit të jetë akoma më e mirë sesa që është tani”, u shpreh Totaj.