Xherdan Shaqiri vazhdon të tregojë formë të mirë në MLS, aty ku aktivizohet me skuadrën e Chicago Fire. 30-vjeçari ishte protagonist me asist në dy gola për skuadrën e tij, në ndeshjen e fituar 2-3 ndaj Charolette.
Shaqiri asistoi fillimisht në golin e 1-2 për skuadrën e tij, të shënuar nga Navarro dhe më pas pasimin e fundit në golin e tretë, atë të fitores të shënuar nga Przybylko në minutën e 52-të.
Mesfushori ka shkuar në kuotën e 3 asisteve në total në MLS, teksa ka shënuar edhe një gol, në 8 ndeshje të luajtura deri tani.