Sonte është luajtur takimi i parë për 1/8 e finales së Kupës së Botës Qatar 2022, në mes Portugalisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit pësoi debakël 6:1, trasmeton Kosova Post.
Pas kësaj humbjeje të helvetikëve, futbollisti i saj me preardhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri i ka kërkuar ndjesë publikut zvicerandashës.
Ish-futbollisti i Byernit dhe Liverpollit, në konfrencën për shtyp pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk arriti të implementojë në terren planin e selektorit të kombëtares, andaj për këtë ka shprehur keqardhje.
Për televizionin zviceran deklaroi: “Kërkojmë falje që nuk kemi dhënë atë kontribut në fushë të cilin e kemi dëshmuar më herët. Kishim një plan të trajnerit të cilin nuk arritëm ta zbatojmë në fushë. Kështu është futbolli. Sot na u treguan edhe kufijtë tanë”.