SHBA ka denoncuar rrëzimin e shtëpisë nga ushtria izraelite të familjes së një burri palestinez-amerikan të akuzuar për kryerjen e një sulmi me armë zjarri ndaj kolonëve, transmeton Kosova Post.
“Siç kemi deklaruar shumë herë, shtëpia e një familjeje të tërë nuk duhet të shkatërrohet për veprimet e një individi”, tha në një deklaratë me shkrim ambasada amerikane në Izrael.
Ambasada amerikane shtoi se ajo po ndjek raportet e rrëzimit dhe se të gjitha palët duhet “të përmbahen nga hapat e njëanshme që përkeqësojnë tensione dhe përpjekjet për të çuar përpara një zgjidhje të negociuar me dy shtete”. Ajo theksoi se kjo “sigurisht përfshin prishjen ndëshkuese të shtëpive palestineze”.
Kritika e tillë e SHBA-së ndaj Izraelit për rrëzimin e shtëpive palestineze është e pashembullt.
Sot herët, ushtria izraelite rrëzoi shtëpinë e Monstaser Shalabi-t në qytetin Turmus Ayya në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.
44-vjeçari Shalabi, i cili ka shtetësinë amerikane, akuzohet për kryerjen e një sulmi të shtënash më 2 maj, në të cilin një kolon ilegal u vra dhe dy u plagosën.
Forcat izraelite arrestuan atë më 6 maj pas një bastisjeje dhe fushate kërkimi që përfshiu disa qytete palestineze.
Sipas raporteve në media, gruaja e Shalabi-t, e cila jetonte në shtëpi me fëmijët e tyre, ka thënë se ajo është larguar nga Shalabi, i cili shumicën e kohës e kalon në shtetin amerikan New Mexixo.(AA)