Ambasada Ruse në Uashington e quajti vendimin e Forcave Ajrore të SHBA për të vendosur bombardues strategjikë B-1 në Norvegji si një hap që minon përpjekjet për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Evropën Veriore, transmeton Kosova Post.
Ambasada Ruse në Uashington shkroi në Twitter se vendosja e bombarduesve strategjikë B-1 në Norvegji shihet si një pengesë për paqen dhe stabilitetin strategjik në Evropën Veriore.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vendosin përkohësisht bombarduesit e tyre strategjikë B-1 në tokën Norvegjeze në të ardhmen shumë të afërt,” tha Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA, Gjeneral Charles Brown.
Sipas tij, ky vendim është i lidhur me “konkurrencën mes fuqive të mëdha”. Sipas deklaratës së Komandës Amerikane në Evropë, më shumë se 200 trupa personel i Forcave Ajrore Amerikane të stacionuara në Bazën e Forcave Ajrore Dyess në Teksas do të mbërrinin në Bazën e Forcave Ajrore Orland me një skuadrilje bombarduese ekspedituese B1-B Lancer për të mbështetur misionet e mundshme kundër Rusisë dhe Kinës në rajon.
Diplomatët rusë i bënë thirrje Uashingtonit të përmbahet nga çdo veprim destabilizues në vijën e kontaktit Rusi-NATO, pasi veprime të tilla vetëm do të minojnë përpjekjet kolektive për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Arktik.