Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të dërgojë 100 milionë dollarësh pajisje ushtarake në Ukrainë, e ndarë nga ajo që do të vijë nga 40 miliardë dollarët e miratuar më parë nga Kongresi.
Paketa e fundit përfshin 18 obus të tjerë si dhe sisteme radari anti-artilerie, të cilat ShBA-ja ia ka ofruar Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, shkruan Aljaazera, transmeton kk.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby. tha se pajisjet do të jenë në duart e forcave ukrainase “shumë, shumë shpejt”.