Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka miratuar shitje ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 428 milionë dollarë.
Agjencia Amerikane e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes njoftoi miratimin e dy shitjeve të veçanta ushtarake për Tajvanin i cili është në konflikt me Kinën.
Një njoftim nga Agjencia i është dërguar Kongresit Amerikan për këtë temë.
Në njoftim thuhet se është miratuar shitja ushtarake për Tajvanin, përfshirë pjesët rezervë të sistemeve të armëve dhe flotës së avionëve “F-16” dhe “C-130” në vlerë prej 428 milionë dollarë.
Në deklaratën e agjencisë thuhet se shitja e mundshme u shërben interesave ekonomike, kombëtare dhe të sigurisë së SHBA-së dhe përpjekjeve të blerësit për të ruajtur aftësitë e besueshme të mbrojtjes.