SHBA, referendum për ndarjen e Kalifornisë në 3 shtete

SHBA, referendum për ndarjen e Kalifornisë në 3 shtete

Propozimi që parasheh ndarjen e Kalifornisë në SHBA në tre rajone ka arritur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve për të shkuar në referendum, raporton Anadolu Agency (AA).

Referendumi i planifikuar të mbahet më 6 nëntor do të jetë në formë pyetjeje për qytetarët në zgjedhjet afatmesme, në të cilat do të reformohet Kuvendi i Përfaqësuesve në tërësi dhe një e treta e senatit.

Qytetarët kanë arritur të tubojnë 420 mijë nënshkrime për mbajtjen e referendumit, në të cilin ata do të votojnë nëse shteti i Kalifornisë do të ndahet në tri shtete, “Kalifornia, Kalifornia Veriore dhe Kalifornia e Jugut”.

Edhe nëse referendumi rezulton me ndarje të shtetit, propozimi sërish duhet miratuar edhe në Kongresin Amerikan.

Nëse propozimi rezulton me vendim për ndarjen e Kalifornisë, atëherë për herë të parë që nga viti 1863 do të ketë ndarje të një shteti në SHBA.

Kalifornia i është bashkangjitur zyrtarisht SHBA-së në vitin 1850, ndërsa në vitin 1859 ishte subjekt i një referendumi i cili rezultoi me ndarje në dy pjesë, por u bllokua në Kongresin Amerikan.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra