SHBA shpall krijimin e superkompjuterit më të fuqishëm në botë

SHBA shpall krijimin e superkompjuterit më të fuqishëm në botë

Laboratori Kombëtar “Oak Ridge”, shpalli prodhimin e një superkompjuteri të quajtur “Summit”, që ka aftësinë llogaritëse “më të fuqishme në botë”.

Laboratori tha se superkompjuteri mund të arrijë një numër maksimal prej 200 mijë trilionë llogaritjesh në sekondë, përcjell Telegrafi.
Më përpara, superkompjuteri i Kinës “Sunway TaihuLight” zinte vendin e parë me një kapacitetet maksimal prej 125 mijë trilionë llogaritje në sekondë.

Sekretari amerikan i Energjetikës, Rick Perry, tha se superkompjuteri “Summit” do të ketë ndikime të mëdha në studimet për energjinë, kërkimet shkencore, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe sigurinë kombëtare.