“Po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha Fauci, duke shtuar se është “shumë i frustruar”, transmeton Kosova Post.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë në “telashe të panevojshme” për shkak të rritjes së madhe të infeksioneve të koronavirusit të ri (COVID-19), të shkaktuara nga amerikanë të pavaksinuar dhe variantit virulent Delta, tha të dielën Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, shkruan AA.
“Po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha Fauci, duke shtuar se është “shumë i frustruar”.
Ai theksoi se aktualisht po shqyrtohet mundësia që njerëzit e vaksinuar sërish të mbajnë maskën jashtë. Ai po ashtu shtoi se një dozë e tretë mund të rekomandohet për njerëzit me imunitet më të dobët, të cilët tashmë janë vaksinuar.
Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 163 milionë persona, ose 49 për qind e popullsisë së përgjithshme të SHBA-së, janë vaksinuar plotësisht.
“Kjo çështje është kryesisht midis të pavaksinuarve, prandaj ne praktikisht u kërkojmë njerëzve të dalin dhe të vaksinohen”, tha Fauci për CNN.