Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë armë me vlerë 550 milionë dollarë në Ukrainë, raporton AFP.
Informacioni u konfirmua nga John Kirby nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo do të thotë se ne kemi dërguar më shumë se 8 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus,” tha Kirby.