Të paktën dy studentë janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në shtetin amerikan Texas, Uvalde, Texas, rreth 133 kilometra në perëndim të San Antonios, transmeton KosovaPost.
“Ka një gjuajtës aktiv në shkollën fillore Robb. Forcat e rendit janë në vendngjarje. Bashkëpunimi juaj është i nevojshëm në këtë kohë, duke mos vizituar kampusin”, u shprehën në Twitter nga Distrikti i Pavarur i Shkollës së Konsoliduar Uvalde menjëherë pasi të shtënat ndodhën rreth mesditës sipas kohën lokale.
Policia në Uvalde lëshoi gjithashtu një paralajmërim në Facebook duke njoftuar se bëhet fjalë për “skenë aktive policore. Shmangni zonën”.
Autoritetet thanë se të paktën 13 persona të tjerë u dërguan në spital me lëndime.
Më pas, rreth orës 13:00 sipas kohës lokale, policia njoftoi në Facebook se gjuajtësi ishte kapur./AA