Numri i automjeteve të vjedhura në muaj në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, ka kaluar trefishin që nga viti 2018, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Departamentit të Policisë Metropolitane (MPA), në vitin 2018, numri i automjeteve të vjedhura brenda një muaji në Washington nuk i kalonte mesatarisht 20 ndërsa ky numër arriti në 79 në prill dhe maj të këtij viti.
Të dhënat e MPA-së tregojnë se numri i automjeteve të vjedhura për një muaj në Washington u rrit në 21 në korrik 2019 dhe në 66 në nëntor 2020.
Numri i automjeteve të vjedhura në kryeqytetin amerikan ishte 63 në janar 2022 dhe 28 në mars dhe maj.
Sipas të dhënave, më së shumti vjedhje automjetesh në Washington që nga viti 2018 janë regjistruar në vitin 2023 ndërsa numri total i vjedhjeve ishte 327 në gjysmën e parë të vitit./aa